Hëna e kuqe shfaqet gjatë një eklipsi total të hënës dhe ky fenomen që pritet të ndodhë sot është më i gjati i shekullit të 21-të, me kohëzgjatje 2 orë.
Ky eklips ndodh kur hëna është totalisht në hije dhe pak dritë dielli që kalon në atmosferën e Tokës përthyhet për t’u drejtuar te sateliti. Ndërsa kuptimi i saj në Bibël sipas ‘The Sun’ lidhet me fundin e botës. Zoti dërgon sinjale për të treguar se e keqja është afër dhe dukuritë natyrore do i japin fund botës.
Në Europë fenomeni do të jetë i dukshëm pothuajse kudo. Eksperti italian Paolo Volpini, shpjegon që fenomeni i 27 korrikut mund të shihet nga të gjithë, sepse është në një kohë kur lind hëna rreth orës 21.
Faza e plotë parashikohet rreth orës 21.30 deri 23.13, ndërsa kulmin e saj do ta ketë rreth orës 22.22.
Ajo e eklipsit do të jetë edhe një minihënë, sepse sateliti do të gjendet në distancë maksimale nga planeti jonë, më shumë se 406.000 kilometra.
Ndër të tjera Marsi, pikërisht në 27 korrik do të ndriçojë më shumë se zakonisht duke qenë në një pozicion të kundërt me Diellin në krahasim me Tokën.
Ky fenomen quhet ‘Opozite’.