Shtatë shenja që tregojnë se partneri është i çmendur pas jush!

Hënë, 30 July 2018 11:54

Ka dashuri, ka fiksim; ka edhe dashuri të madhe, të vërtetë, kur ai dëshiron me shpirt t'ju shohë të lumtur. Si ta kuptojmë nëse partneri ynë ka këtë lloj ndjenje karshi nesh?

Higher Perspective na jep një perspektivë që ta kuptojmë, duke përmbledhur 6 shenja që tregojnë se ai është…i çmendur pas jush!

Shenja numër 1: Ai nuk përpiqet t’ju manipulojë

Nëse dikush të dashuron vërtet, nuk ‘bën lojëra’ për t’ju sjellë pas dëshirave të tij. Nëse ndiheni se po manipuloheni, duhet t’ia thoni; asnjë marrëdhënie në të cilën njëri prej të 2-ve ‘rrotullohet me gisht’ nuk ka sit ë jetë e shëndetshme.

2: Ai përpiqet t’ju ngrejë humorin

Kur ai e kupton se nuk ndiheni mirë (sepse dikush që të do, e kupton menjëherë), përpiqet me të gjitha mënyrat t’ju ndryshojë humorin. Ai e di se cilat janë gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë, dhe në fund, arrin t’ju kthejë buzëqeshjen.

3: Ai ka besim tek ju, dhe ju lejon të jeni i/e pavarur

Një njeri që ju dashuron vërtet ka besim tek ju, dhe nuk ju sheh si një person të varur prej tij, apo prej të tjerëve. Ai e di se ju mund t’i përballoni gjërat edhe vetë…

4: Por megjithatë, është aty sa herë që keni nevojë për të

Ju qëndron pranë duke ju nxitur, duke ju dhënë besim tek vetja, jo duke i zgjidhur gjërat në vendin tuaj për t’ju bërë të mendoni se pa të nuk keni jetë. Sepse gjithçka ai do që ju të besoni, është se gjithçka rregullohet. Ai do t’ju shohë të lumtur.

5: Nuk lejon të bini pre e mendjemadhësisë

Ai është një bazë që ju kthen gjithmonë me këmbë në tokë. Dikush që ju do nuk do që ju ‘të fluturoni’, sepse pastaj do të zhgënjeheni.

6: Mund të mos ju kuptojë shumë, por e gjen mënyrën për ta bërë

Ka disa përvoja, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me përjetimet gjinore (ndihmë, cikli!) për të cilat e kemi të vështirë ta vëmë veten në vendin e tjetrit. Dhe mbase ai/ajo s’do ta kuptojë dot kurrë brengën tuaj, por nëse ju do vërtet do të përpiqet. Do t’ju përqafojë kur të jeni keq, dhe nëse në atë moment nuk duroni dot t’ju qëndrojë dikush afër, do të largohet dhe do ta gjejë kohën e duhur për tu kthyer.

7: Ai është miku juaj më i mirë!



Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 13:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...