Këto gjëegjëza të vështira vetëm mendjet e ndritura mund t’i zgjidhin

E mërkurë, 01 August 2018 09:31

Një total prej gjashtë pyetjeve janë krijuar për t’i testuar njerëzit të zgjidhin gjëegjëza të vështira.

Këto gjëegjëza, të krijuara nga kompania ‘SilverDoorApartments’, besohet se vetëm mendjet më të mençura mund t’i zgjidhin, transmeton Telegrafi.

Por, a mendoni se mund t’ua dëshmoni të kundërtën?

Më poshtë i keni gjëegjëzat, ndërkaq përgjigjet i keni në fund, prandaj mos shikoni vjedhurazi te përgjigjet por mundohuni t’i zgjidhni vet.

Gjëegjëzat:

1: Kam plot deti pa ujë, brigje pa rërë, qytete pa njerëz dhe male pa tokë. Çka jam unë?

2: Nuk kam sy, por dikur kam shikuar. Dikur kam pasur mendime, por tash jam e bardhë dhe e zbrazët. Çfarë jam unë?

3: Maria ka lindur me 25 dhjetor, por ditëlindja e saj është gjithmonë gjatë stinës së verës. Si është kjo e mundur?

4: Çfarë është gjithmonë duke ardhur, por asnjëherë nuk arrin?

5: Në cilën datë të vitit vdesin më së paku njerëz?

6: Dy meshkuj shkuan për drekë së bashku dhe porositën çaj të ftohët për të pirë. Njëri prej tyre kishte pirë pesë çaja të tillë, ndërkaq tjetri vetëm një. Të gjitha pijet kishin qenë të helmuara. Mashkulli që kishte pirë vetëm një çaj të ftohët kishte vdekur, por ai që kishte pirë pesë kishte mbijetuar. Si mund të ndodh kjo?

Nëse këto pyetje janë të vështira për ju dhe nuk mund t’ua gjeni zgjidhjen, atëherë përgjigjet i keni më poshtë.

Përgjigjet:

1: Harta

2: Kafka

3: Jeton në hemisferën jugore

4: Dita e nesërme

5: 29 shkurt

6: Helmi ka qenë i vendosur në akuj. Kështu, personi që i ka pirë pesë pije nuk e ka lënë akullin të shkrihet në pije, por i ka pirë të gjitha menjëherë dhe nuk është helmuar.  

Login to post comments