×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mendoni ende për ish-in?

Premte, 03 August 2018 16:11

Ndarjet asnjëherë nuk janë të lehta; ato gjithmonë shoqërohen me një miks ndjenjash si peng, lehtësim, zemërim, dyshime, paqe, thyerje zemre etj. Marrja e vendimit për të mos qenë më krah dikujt shoqërohet me jo pak ndryshime në jetën e një personi. Shumë nga dyshimet lidhen me frikën nëse keni marrë vendimin e duhur. E nëse ky i fundit është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë, por sërish mendoni për ish-in, kjo nuk lidhet me faktin që ju merr malli për të, por për tre arsyet e mëposhtme.

Ju ndiheni të vetmuar

Vetmia është ndoshta arsyeja më e zakonshme pas mendimeve të pafundme për ish- të dashurin. Zgjidhja më e mirë është të përfshiheni në sa më shumë aktivitete për të mbushur kohën. Merrni kohë për veten tuaj, për të bërë gjërat që pëlqeni, dilni me miq, edhe me ata që më parë i kishit shkëputur pak marrëdhëniet. Të qëndruarit vetëm në këtë periudhë jua bën më të vështirë kalimin e situatës, ndaj mos e lini që kjo e fundit t’ju rrëshqasë nga duart.

Ju ndiheni të mërzitur

Nëse keni investuar shumë nga vetja në atë lidhje, keni sakrifikuar shumë gjëra, në momentin që nuk jeni më me atë person, do t’ju duket bosh jeta juaj! Prandaj është e rëndësishme që të investoni në veten tuaj, para se t’i jepni gjithçka tuajën dikujt tjetër. Para gjithçkaje keni veten dhe nëse nuk kultivoni asnjë interes, asnjë hobi, dhe gjithçka sillet rreth personit tjetër, ju do e keni të vështirë të argëtoheni vetëm ose nën shoqërinë e miqve. Edhe nëse keni gabuar, pas ndarjen mundohuni që të vendosni veten në qendër të botës suaj.

Frika se nuk të gjeni një person më të mirë

Të dalësh nga zona e komfortit dhe të përballesh me gjëra të reja është gjithmonë e vështirë. Por duhet të besoni se më e mira do të vijë për ju, sepse jeni vetë ju që i krijoni mundësi vetes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...