​Vajza kujdes! Nëse bëni këto gabime, ai nuk do t’iu falë kurrë!

Premte, 17 August 2018 09:59

Ka disa gabime të femrave që meshkujt nuk i falin dot, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshme. Para se ata të vendosin të largohen përfundimisht nga ju duhet të evitoni këto gabime që janë “fatale” për lidhjen tuaj.

1. Ti i kërkon atij vazhdimisht të të blejë gjëra të shtrenjta

Nëse ti mendon se partneri yt ka për detyrim të paguajë për të gjitha tekat apo kapriçot e tua, e ke gabim. Asnjë mashkull nuk dëshiron të ndihet “i shfrytëzuar për para” nga e dashura e vet. Prandaj bën mirë t’i ulësh pritshmëritë me mundësitë tuaja reale dhe mos ta teprosh.

2. Ti nuk i ndahesh atij natë e ditë

Sigurisht, në periudhën tuaj të njohjes është normale që do dëshironi të kaloni sa më tepër kohë me njeri-tjetrin. Por ki parasysh se jeta vazhdon dhe është shumë dinamike dhe nuk mund të pretendosh që ai të jetë 24 orë me ty. Lëri atij hapësirën për të cilën ai ka nevojë dhe mos e bëjë të ndihet “si në burg” pasi përndryshe herët a vonë ai do dëshirojë t’ia mbathë prej teje.

3. E shantazhin me seks nëse nuk të plotëson dëshirat e tua

Kjo është një pikë shumë e dobët për meshkujt dhe është shumë e rrezikshme të bësh me të lojën “ ta jap, nuk ta jap” nëse ai nuk plotëson dëshirat e tua. Kujdes me këto shantazhe, pasi një mashkull të cilit i mungon jeta seksuale mund të kërkojë diku tjetër ta plotësojë këtë boshllëk.

4. Ti përpiqesh ta tjetërsosh atë plotësisht

Nëse ju të dy jeni bashkë, sigurisht që jeni pëlqyer me njëri-tjetrin me të mirat dhe të metat që ka secili nga ju. Pavarësisht se duhet të përshtateni të dy dhe të mundoheni të përmirësoheni për njëri-tjetrin, kjo nuk do të thotë se tashmë ti duhet ti diktosh atij çdo gjë: çfarë duhet të veshë, çfarë duhet të hajë, me cilët shokë e miq ai duhet të shoqërohet e të gjitha me radhë. Edhe ky është një gabim që meshkujt nuk e falin dot, pasi nëse ti përpiqesh të ndryshosh çdo gjë të tij, atëherë ai nuk do të ndihet më vetvetja dhe do vijë një moment që ai nuk mund të durojë dot më.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...