Dietat me pak karbohidrate mund të shkurtojnë jetën me të paktën 4 vite. Një e tillë, si ajo “Atkins”, po bëhet gjithnjë e më shumë popullore për humbje peshe, e ka treguar sinjale për uljen e rrezikut të disa sëmundjeve.
Por, sipas një studimi amerikan të shtrirë në mbi 25 vite, një reduktim i moderuar konsumi karbohidratesh apo këmbimi i mishit me proteina bimore dhe yndyrna, është më i shëndetshëm. Studimi është mbështetur te njerëz që mund ta kujtonin sasinë e karbohidrateve që kanë konsumuar.
Në studimin e publikuar në “The Lancet Public Health”, 15.400 persona nga SHBA kanë plotësuar pyetësorë mbi ushqimin dhe pijet që kanë konsumuar, si dhe mbi sasinë.
Nisur nga kjo, shkencëtarët kanë përllogaritur sasinë e kalorive që ata kanë marrë nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Pasi kanë ndjekur grupin për një mesatare prej 25 vitesh, kërkuesit arritën në përfundimin se ata që kanë marrë 50-55 për qind të energjisë së tyre nga karbohidratet kanë një rrezik më të ulët vdekjeje, krahasuar me ata që kanë marrë më shumë karbohidrate.
Karbohidratet përfshijnë perimet, frutat dhe sheqerin, por burimi kryesor i tyre janë ushqimet bimore si patatet, buka, orizi, makaronat dhe drithërat. Kërkuesit përllogaritën se, nga mosha 50 vjeç, njerëzit në grupin e përdorimit të moderuar të karbohidrateve pritej të jetonin edhe për të paktën 33 vite të tjera, 5 më shumë sesa njerëzit që merrnin 30 për qind apo më pak të energjisë së tyre nga karbohidratet./TCH