WhatsApp ju fshin të dhënat, si t’i ruani

Premte, 17 August 2018 19:56

WhatsApp, i përdorur nga më shumë se 1.5 bilionë njerëz në muaj, ka për t’u marrë me shumë të dhëna, si bisedat, fotografitë, videot apo regjistrimet audio. Ndaj dhe bashkëpunon me Google për të ofruar mundësinë e kopjimit të të dhënave si “rezervë”.

Ky është një lajm i mirë, por edhe i keq. Lajmi i mirë është se Google ka rënë dakord që të lejojë përdoruesit e Whatsapp të ruajnë të dhënat e tyre pa ndërhyrë në memorjen prej 15GB, që iu është ofruar.

Por lajmi i keq është që kjo valë e re ruajtjeje mund të fshijë të dhënat e vjetra. Ndaj nëse nuk kopjoni llogarinë tuaj deri më 12 Nëntor, mund të humbni të gjitha të dhënat tuaja. Marrëveshja e re mes WhatsApp dhe Google bën që të gjitha bisedat, fotografitë, videot dhe regjistrimet audio mund të ruhen në Google, por pa iu kushtuar hapësirë memorjeje në Google Drive.

Nëse nuk keni ruajtur të dhënat tuaja prej më shumë se një vit, gjithçka më e vjetër do t’ju humbasë më datë 12 Nëntor. Google rekomandon përdoruesit që të kopjojnë të dhënat e tyre të Whatsapp-it në mënyrë manuale.

Si të ruani të dhënat tuaja të WhatsApp-it: Fillimisht, sigurohuni që keni konfiguruar Google Drive në telefonin tuaj.

Nga WhatsAppi shkoni te Menu, Settings, Chats dhe pastaj Chat backup. Zgjidhni Back Up dhe ju automatikisht do të shihni që çdo gjë po ruhet në Google Drive.

Vini re që disa nga llogaritë e WhatsApp-it mund të bëjnë ruajtjen e të dhënave vetëm me Wi-Fi, ndaj sigurohuni që jeni të lidhur me të para se të nisni./tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...