×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë zbuluan mjekët/ Mbuloheni me rërë në plazh, ky djalë për pak humbi këmbën

Diel, 19 August 2018 21:10

Michael Dumas nuk do ta kishte marrë kurrë me mend se një ditë e kaluar në plazh me miqtë, do të shndërrohej në makthin e tij më të madh. 17-vjeçari amerikan, me origjinë nga Memphis, Tennessee, ndodhej së bashku me një grup vullnetarësh në Pompano Beach, Florida, kur ai dhe tre shokë të tij u infektuan nga ‘’larva migrans cutanea’’, një parazit shumë i rrezikshëm që prek kryesisht qentë e macet, por edhe njerëzit.

‘’Gjithçka nisi më 20 qershor’’- shkruan mamaja e Michael, Kelli Mulhollen Dumas në Facebook. ‘’Michael kishte vendosur të pushonte me disa miq të tij në vijën bregdetare të Florida-s. Tashmë dihet që të rinjtë e moshës së tij kanë dëshirë të argëtohen dhe të luajnë me njëri-tjetrin. Kështu që vendosën ta mbulonin tim bir plotësisht me rërë, pa ditur se ç’rrezik i kanosej nga pas. Kur djali u kthyer në shtëpi, vura re që kishte disa shenja të kuqe në këmbë. Fillimisht nuk u kushtova rëndësi duke menduar se ishin thjesht nga ecja në rërë ose ekspozimi në diell, por kur Michael filloi të ankohej kuptova që diçka nuk po shkonte me të.

kemba 600x341

Kishte temperaturë të lartë, kruajtje të vazhdueshme dhe zona përreth pjesës së përparme të këmbës u inflamua plotëSisht. Shkuam menjëherë në spital dhe pas ekzaminimeve të para, mjekët zbuluan se ai ishte infektuar nga paraziti shumë i rrezikshëm i zonave tropikale, Ancylostomiasis. Michael ka dhimbje të vazhdueshme dhe sipas mjekëve do t’i ketë gjithmonë shenjat në këmbë. Duhet të lahet të paktën një herë në ditë me zbardhues rrobash, në mënyrë që të mund të parandalojë përhapjen e infeksionit. ‘’-përfundon ajo për “Metro.co.uk”. Mamaja amerikane ka hedhur në gjyq Departamentin e shëndetit në Pompano Beach, dhe ka ndërgjegjësuar të gjithë të rinjtë të mos mbulohen me rërë dhe të mbathin gjithmonë diçka ndërsa ecin në plazhe ranore./Living

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...