×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si të kujdeseni për flokët e dekoloruar, 2 maska 100% natyrale që mund t'i bëni në kushte shtëpie

E mërkurë, 05 September 2018 18:28

Cilado femër që ka provuar të paktën një herë të vetme dekolorimin e di shumë mirë sa e vështirë është të kujdesesh për flokët pas tij, duhet thënë që dekolorimi nuk është gjë tjetër veçse çngjyrosje falë përbërësve kimikë. Nëse nuk doni që çdo ditë të shihni shtëllunga fijesh që këputen apo flokë të ashpër edhe pas përdorimit të balsamit, ju sugjerojmë 2 maskat e mëposhtme:

Maskë me vaj ulliri dhe vaj kokosi
Ndoshta dy përbërësit e mësipërm mund t’i keni përdorur edhe më parë në trajtime të ndryshme, mirëpo të kombinuar së bashku janë akoma më të këshillueshëm dhe dobiprurës.

Vaji i kokosit është i pasur me trigliceride, të cilat depërtojnë deri në thellësi të skalpit të kokës, kurse vaji i ullirit ka në përmbajtjen e tij substance të ndryshme ushqyese, antioksidantë, acide yndyrore dhe vitaminë E që forcojnë flokët dhe u rikthejnë shkëlqimin e humbur.

Në një xhezve shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 lugë gjelle vaj kokosi në trajtë të ngrirë. Vendoseni në zjarr për pak minuta, dhe me ndihmën e një furçe lyeni flokët në gjithë gjatësinë e tyre. Masazhoni me lëvizje rrethore skalpin dhe majat e flokëve dhe lëreni të veprojë për 3 minuta. Flokët tuaj do të jenë më të butë dhe do të mund t’i krihni lehtësisht.

Maskë me veze dhe lëng qepe
Maska me vezë dhe lëng qepe është gjerësisht e rekomanduar pasi ushqen rrënjën, forcon flokët dhe parandalon këputjen e tyre sidomos pas një procesi të vështirë siç është dekolorimi.Veza është një ndër burimet kryesore të proteinave dhe vitaminës E, të cilat ushqejnë rrënjën e flokut, si dhe e ndihmojnë të rritet në mënyrë të shëndetshme.

Kurse antioksidantët që gjenden tek qepa parandalojnë këputjen e flokëve dhe i mbrojnë ato nga veprimi i radikaleve të lira. Merrni dy kokra qepë, ndajini në 4 pjesë dhe vendosini të zihen me 300 ml ujë. Lëngun e qepës kullojeni dhe lëreni të ftohet. Shtoni në të 2 të verdha vezësh dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Përzierjen hidheni në një shishe sprucator dhe aplikojeni mbi flokë duke e lënë të veprojë për 30-40 minuta. Era e vezëve nuk do të ndihet më pas lyerjes dhe flokët tuaj do të jenë më të fortë e të butë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...