A mund të kemi frikë nga lumturia?

Tuesday, 18 September 2018 10:27

A mund të kemi frikë nga lumturia? Përgjigja është po. Frika nga lumturia nuk është në manualet kryesore të klasifikimit të shqetësimeve mendore, por mund të përcaktohet si një formë paraprake e ankthit që ndalon arritjen e qetësisë.

Në rastet më të këqija, njerëzit ia mbathin para diçkaje që mund t’i bëjë të lumtur. Pra me fjalë të tjera quhet një autosabotazh ndaj vetes.

Këta persona jetojnë me ndjesinë se nëse kalojnë momente lumturie, diçka e keqe mund të ndodhë nga momenti në moment. Mendojnë se nuk jetojnë për të qenë të lumtur dhe e shmangin këtë kusht.

Por si mund ta njihni këtë sindromë të njohur me emrin “Cherofobia”?

Ajo mund t’i ketë rrënjët e thella që vijnë nga periudha fëminore. Personi mund të ketë vuajtur nga ndëshkimet, apo poshtërimet që e kanë shkatërruar një moment të veçantë lumturie.

Truri e ka regjistruar këtë situatë aq sa mund të shpërthejë në frikë irracionale që rishfaqet. Një person i tillë mendon se nuk është mirë t’i tregosh lumturinë të tjerëve dhe tenton të fshehë gjërat e bukura që mund të ndodhin.

Shumë njerëz nuk duan të gjejnë një kurë për këtë shqetësim, pasi e shohin si një mbrojtje nga bota e jashtme. Por kush dëshiron të përballet me të mund ta bëj me ndihmën e një psikoterapie që vepron në origjinën e lidhjes lumturi-ndëshkim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...