×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ish-refugjatja afgane që mund të bëjë histori në SHBA

Tuesday, 18 September 2018 13:40

“Jeto i lirë ose vdis” është motoja zyrtare e shtetit amerikan Nju Hempshir.

Ajo përshtatet mirë me Safiya Wazir, një refugjate afgane, e cila ka ikur nga sundimi taliban në vitet 1990. Ajo fillimisht është vendosur në Uzbekistan me familjen e saj dhe tani është një shtetase amerikane që mund të bëjë histori politike në Nju Hempshir.

Wazir, 27 vjeçe, i ka fituar më 11 shtator zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate për ulëse në ligjislaturën e shtetit dhe nëse mund kundërshtarin republikan, Dennis Soucy, në zgjedhjet për Kongres, që do të mbahen në nëntor, ajo do të bëhet ish-refugjatja e parë që mban post publik në Nju Hempshir.

"Shumë njerëz sakrifikojnë për liri”, tha Wazir në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë. "Unë e kisha mundësinë të jetoj lirshëm ose të vdes", tha ajo.

Wazir është vendosur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Ajo është diplomuar në shkollë të mesme dhe është bërë shtetase e SHBA-së në vitin 2013. Pas tre vjetësh punë me pagë të ulët, ka fituar diplomë biznesi.

Tani, ajo po bën fushatë për të përfaqësuar Qarkun 17, një lagje në Konkord, kryeqytetin e Nju Hempshirit, ku mbizotërojnë të bardhët.

yy15372704841537270513

Në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, Wazir ka mundur Dick Patten, 66 vjeç, ish-këshilltar i qytetit. Gjatë fushatës, Patten thuhet se i ka akuzuar migrantët për “marrjen e gjithçkaje”, siç janë përfitimet sociale, në kurriz të njerëzve të lindur dhe të rritur në Nju Hempshir.

Pas humbjes, ai është cituar të ketë thënë: "Ajo është nga Afganistani, kështu që është trajtuar si princeshë". Patten raportohet të ketë thënë se ai do të votojë për rivalin republikan të Wazirit në zgjedhjet e nëntorit.

Wazir është befasuar me fitoren e saj.

"Larmia e popullsisë në komunitet po rritet", tha ajo. "Unë dua të jem zëri i të gjithëve, nga të lindurit këtu deri te migrantët. Dua të jem një shembull për brezin e ri. Ju e keni mundësinë, me lirinë dhe demokracinë që kemi, për t’u ngritur dhe për të bërë më mirë", tha Wazir.

Wazir ka kaluar vite e përfshirë në aktivizmin e komunitetit dhe i është përkushtuar edukimit dhe çështjeve familjare.

Nëna e dy fëmijëve - që pret fëmijën e saj të tretë në janar - ka bërë fushatë për një kujdes të zgjeruar shëndetësor dhe për leje të paguar prindërore, ndërsa ka luftuar për më shumë fonde për shkollimin e fëmijëve.

Wazir është pjesë e valës së të rinjve dhe pakicave që kanë arritur sukses në zgjedhjet paraprake në SHBA, duke i mposhtur rivalët e vjetër. Kjo, sipas vëzhguesve, sinjalizon dëshirën e shumë votuesve demokratë për ndryshime.

Në mesin e tyre është edhe Stacey Abrams, një 44-vjeçare me ngjyrë, e cila është e emëruara e demokratëve për guvernatore të shtetit të Xhorxhias.

"Është më në fund viti që gratë të ngrihen dhe të kandidojnë", tha Wazir.

E lindur në rrethin Dushi të provincës Baghlan, në Afganistanin verior, familja e saj është zhvendosur në Uzbekistanin fqinj më 1997, kur ajo ishte gjashtë vjeçe. Dhjetë vjet më vonë, Wazir është shpërngulur në Konkord me prindërit e saj, me ndihmën e Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Edhe pse mban në mend pak për Afganistanin dhe atje është kthyer vetëm një herë - në vitin 2012, për t'u martuar - vendi i saj i lindjes mbetet një burim frymëzimi.

Fokusi i saj, megjithatë, është në shtëpinë e saj të adoptuar.

"Afganistani është përballur me shumë vështirësi. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Afganistan, sepse kemi situata të tilla edhe në SHBA dhe kemi shumë probleme në Nju Hempshir, prandaj garoj", tha Wazir.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...