×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

E Enjte, 20 September 2018 22:17

Secili fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet, aq më parë për prindërit e tyre. Mirëpo, rrallë janë të lindur me dhunti të veçantë me të cilat kompetencat e tyre janë mbi nivelin e fëmijëve të tjerë.

Shpesh fëmijët e tillë identifikohen me ndihmën e testeve të ndryshme të inteligjencës, edhe pse edukatorët më shumë përqendrohen në shenja të tjera të cilat nuk mund të maten me teste, mirëpo ne po jua sjellin në vazhdim.

1. Kureshtja për botën që e rrethon – Interesohen për çdo gjë. Dëshirojnë të dinë se si funksionojnë gjërat, nga ajo se si funksionon tosteri deri te ajo se si lindin fluturat.

2. Krijimi i shpejtë i kthesave jetësore – Njëra ndër shenjat e para që fëmija juaj është gjeni i vogël. Realizon kthesa të mëdha jetësore shumë më herët se zakonisht, për shembull mësimi i gjuhëve të huaja dhe formulimi i fjalive komplekse në moshë të re.

3. Njohja e hershme e modeleve – Këtu nuk është fjala vetëm për identifikimin e ngjyrave dhe formave të ndryshme, por për identifikimin e sjelljes dhe aktivitetet të cilat tashmë kanë ndodhur. Gjithashtu, mbajnë në mend imtësitë të cilat të moshuarit shpesh fare nuk i vërejnë.

4. Njohja e hollësishme e temës e cila u intereson – Dinë çdo lloj dinozaurësh ose mënyrën e saktë se si funksionon motori në veturë. Janë shumë të interesuar për temën apo sferën e cila u intereson dhe vazhdimisht i hulumtojnë ato.

5. Preferojnë shoqërimin me fëmijë më të rritur dhe me persona të rritur – Fëmijëve të tillë shpesh problemin e lidhin me moshatarët e tyre për shkak të interesave dhe aftësive krejtësisht të ndryshme. Kjo është arsyeja përse shpesh ndiejnë montoni në shkollë ku dinë shumë më tepër se të tjerët.

6. Kanë cilësi lideri – Për shkak të pjekurisë dhe aftësive natyrale të organizimit të mirë, shpesh mbi vete marrin përgjegjësinë për gjithë grupin. Gjithashtu, vazhdimisht gjejnë mënyra se si të përmirësojnë vetveten dhe aftësitë vetjake. Karakteristika të liderëve të vërtetë të vegjël.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...