Lëkura e shegës një produkt i veçantë bukurie

Tuesday, 25 September 2018 18:56

Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie.

Më poshtë keni të listuar disa përdorime të lëkurës së shegës për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës dhe jo vetëm.

Vepron si një mbrojtës dielli natyral – Lëkura e shegës ofron agjentë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, duke shmangur kështu zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Parandalon puçrrat dhe aknet – Lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.

Fillimisht, thani  lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak në një tigan. Pasi të ftohen, i bluani me anë të një mulliri. Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili. Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra. Lëreni të thahet për pak kohë dhe në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Parandalon rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes – Studime të ndryshme kanë treguar se kur përzihen ekstraktet e lëkurës së shegës me vajin e farave, mund të krijojnë një maskë që parandalon enzimat të thithin kolagjenin dhe ndihmojnë në rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Në këtë mënyre parandalohet dalja e shpejtë e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes. Ndaj, përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të shëndetshme. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...