Super motivim, inxhinieri humbet 100 kg për të bërë seks

E mërkurë, 26 September 2018 09:21

Një inxhinier i softuerit fajëson kilogramët e tij të tepërta për prishjen e martesës; sepse ai ishte shumë i madh për seks.

38-vjeçari, Stephen Ringo thotë se ai u shëndosh aq shumë saqë mezi arrinte të vishte çorapet, e lëre pastaj të kryente marrëdhënie në dhomën e gjumit.

Pasi martesa e tij mori fund në janar të vitit 2016 ai u detyrua të reflektonte dhe të ndërgjegjësohej. Pasi u bind se gjithçka kishte të bënte me vullnetin dhe trurin, brenda dy viteve ai arriti që humbasë 101 kilogram.

38-vjeçari, nga Johnson City shprehet:

Mund të them pa frikë se pesha ime më shkatërroi martesën. Ishte faktori më i madh, marrëdhënia ime me gruan u përkeqësua ndërsa pesha ime shtohej. Unë isha në depresion dhe nuk kryeja më marrëdhënie seksuale."

Edhe pse dikur ai nuk kishte pasur probleme peshe, Stephen shpjegon se e kishte kaluar gjysmën e jetës së tij duke konsumuar ushqim “fast food-i”.

Pasi filloi të merrej me ushtrime fizike dhe vendosi një regjim ushqimor të shëndetshëm, rezultati filloi të dukej në kilogramët e tij. Gjithsesi, lëkura e tepërt që i ka mbetur mund të hiqet vetëm me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...