Zemërgjerësia është ngjitëse

E Enjte, 27 September 2018 09:39

Zemërgjerësia është ngjitëse. Ajo është një nga karakteristikat që na dallon dhe njëkohësisht çelësi i suksesit të species sonë. Bëhet fjalë për aftësinë e bashkëpunimit në mënyrë fleksibël, sipas kontekstit dhe kërkesave. Madje humanët e bëjnë edhe kur nuk fitojnë asgjë në këmbim dhe këtu mjafton të kujtojmë kur dhurojmë gjak ose në kontributet për bamirësi, ato të vërtetat.

Dhe ndoshta më shumë se faktor i trashëguar, është një sjellje që na ndikon drejtpërdrejt, e cila shpërndahet si një reaksion zinxhir brenda grupit në familje, punë, shoqëri etj. Këto janë rezultatet e studimeve mbi këtë karakteristike kaq njerëzore, por kaq të vështirë dhe të komplikuar për t’u shpjeguar. Kërkimet e disa universiteteve botërore janë përqendruar prej kohësh në këtë argument, konkluzionet e të cilit e kanë publikuar në revistën Current Biology.

Ekspertët kanë vrojtuar edhe sjelljet e tribusë Hazda në Tanzani, e cila është një ndër popullsitë e pakta në botë me stil dhe zakone që i trashëgojnë në mënyrë fanatike që nga të parët e njerëzimit. Dhe rezultoi se njeriu ka tendencën të bëhet zemërgjerë, të bashkëpunojë për të mirën edhe të të tjerëve, në ato raste kur është brenda grupit të tij.

Dhe sjellja pozitive transmetohet edhe kur kemi një grup të përbërë nga persona egoistë, pasi mjafton që njëri të tregojë bashkëpunim, dashamirësi dhe kujdes për tjetrin, që kjo të ndikojë ngadalë tek kushdo duke përmirësuar marrëdhënien njerëzore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...