Adoleshentja nxjerr në shitje virgjërinë, i duhen para për të vazhduar shkollën

E mërkurë, 03 October 2018 08:29

Një adoleshente britanike ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj për të paguar shkollën dhe për të ndihmuar familjen e saj.

19-vjeçarja Amy pretendon që nga “shitja” të marrë më shumë se 1 milion funte. Amy, e cila ka refuzuar që të tregojë mbiemrin e saj, është regjistruar tek “Cinderella Escorts”në një orvatje për ‘të ndryshuar jetën e saj për më mirë’ dhe për të ndihmuar familjen e saj.

Virgjëresha e verifikuar thotë se ajo planifikon të paguajë për tarifat e saj universitare dhe të udhëtojë botën me të ardhurat që do të marrë. Amy shton gjithashtu se është menduar gjerë e gjatë para se të merrte vendimin.

Adoleshentja thotë se ajo deri më tani ka dalë në 3 takime me pretenduesit e saj të mundshëm – një bankier i Wall Street, një biznesmen gjerman dhe një lojtar futbolli.

Faqja e internetit pohon se virgjëria e Amy është ‘kontrolluar’ nga një mjek dhe “Escorts Cinderella” ka një certifikatë mjekësore si ‘provë’.

Oferta aktuale për virgjërinë e adoleshentes qëndron në 1,200,000 euro, por mund të ndryshojë çdo ditë dhe pritet të arrijë deri në 2million euro.

Login to post comments