Vendime jetësore: A është më mirë të dëgjohet mendja apo intuita?

E mërkurë, 03 October 2018 22:47

Marrja e vendimeve ndonjëherë vërtet është e vështirë dhe duhet patjetër goxha të mundohemi në mënyrë që të jemi të sigurt se çfarë është më e drejtë të bëhet.

Disa do të dëgjojnë këshilla dhe do të mbështeten në intuitë, ndërsa të tjerët do t’i analizojnë racionalisht të gjitha mundësitë, do të peshojnë rreziqet dhe vetëm atëherë do të marrin vendim, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, çfarë është më mirë? Nëse pyesni biopsikologun Dr. Peter Walschburger, nga Universiteti i Berlinit, do të merrni përgjigjen të cilën nuk e keni kërkuar – çdo gjë varet!

Në të vërtetë, nëse dikush ka shumë përvojë në ndonjë fushë, shpesh do të marrë vendim të mirë nëse e merr shpejt, sesa nëse me kujdes i studion të gjitha opsionet.

Për shembull, njerëzit e inkuadruar në hotele shumë shpesh vlerësojnë mirë karakterin e njerëzve, mjekët me përvojë ndonjëherë do të “ndiejnë” sëmundjen nga e cila vuan pacienti i tyre, ndërkaq disa policë mund shpejt të kuptojnë se a ka bërë diçka keq ndonjë person apo jo.

Shpesh ata njerëz nuk dinë saktësisht të thonë se si kanë arritur deri te konkluzioni, problem është se të gjithë jemi të rrethuar me stereotipa dhe shpesh për to nuk jemi të vetëdijshëm.

 “Dëshmitë tregojnë që, për shembull, njerëzit të cilët qeshin i konsiderojmë më inteligjentë nga ata të cilët duken seriozë”, thotë Dr. Walschburger.

Nëse i besojmë intuitës sonë, nuk kemi mënyrë të dimë a kemi të drejtë kur e kemi atë ndjenjë.

”Intuita nuk e bën shkencën të tepërt”, paralajmëron eksperti dhe propozon që të veprohet në bazë të intuitës vetëm kur kemi shumë përvojë dhe dije në fushën në të cilën duhet të marrim vendimin, kur situata kërkon vendim të shpejtë dhe kur vendimin nuk do të mund ta arsyetojmë më vonë me argumente.

Po ju si i merrni vendimet?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...