×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të gjithë mendojnë se Meghan Markle është shtatzënë dhe kanë arsye bindëse

Saturday, 13 October 2018 19:07

Dasma e princeshës Eugenia ditën e djeshme mori gjithë vëmendjen mediatike! Jo vetëm për faktin se protagonistë të saj ishin gjaku blu dhe njerëzit e sërës së lartë, por sepse në të morën pjesë edhe shumë personazhe të famshme nga bota e modës, spektaklit, kinemasë, etj. Siç e do zakoni në të tilla ngjarje të mëdha, sigurisht!

Por, pas fustanit të princeshës Eugenia dhe të ftuarve VIP, me shumë mundësi që vëmendjen më të madhe e mori prania e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle. E veshur me një pallto të gjatë blu, së cilës i kishte mbërthyer vetëm dy kopsat e para, bashkëshortja e princit Harry i vuri të gjithë në mendime...

37 vjeçarja e mbajti gjatë gjithë kohës veshur këtë pallto, madje nuk e hoqi atë nga trupi as gjatë ceremonisë së celebrimit të çiftit brenda në kishë. Të dyja këto momente u fokusuan nga paparacët dhe mediat, të cilat menjëherë aluduan për një shtatzëni të mundshme të saj. Po nuk munguan as komentet e shumta në Twitter, ku në një prej tyre shkruhej: “Duke gjykuar nga fakti se ajo mban një pallto, Meghan Markle, ose është shtatzënë, ose është nga ata persona që ftohen lehtë”- ishte një prej komenteve.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi u zbulua fakti se Meghan nuk do të vizitojë Fixhin gjatë turit të saj mbretëror. Një person që merret me guidën e vendit ka treguar se Princ Harry do të shkojë i vetëm në këtë udhëtim të radhës së tij.

Çifti mbretëror në fakt e kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur një fëmijë e për të zgjeruar familjen e tyre, por deri më tani pallati Mbretëror nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shtatzëninë e Dukeshës së Sussex.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...