Shenjat e horoskopit

Tuesday, 23 October 2018 09:19

Dashi-Ka disa çështje me të cilat duhet të merreni sa më parë dhe nuk ka më vend për t’i shtyrë. Gjeni kurajon për të nisur nga puna dhe çojeni deri në fund. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga ata që ju rrethojnë.

Demi-Sot marrëdhëniet personale dhe ato profesionale do të marrin një kthesë pozitive. Nga ana tjetër një histori dashurie mund të jetë duke lindur, megjithatë që gjithçka të shkojë sa më mirë duhet të jeni më të hapur ndaj ndjenjave tuaja.

Binjakët-Kjo është koha e duhur për të bërë ndryshime në metodat dhe rutinën tuaj. Mund të jeni një njeri që ju pëlqen të ruani zakonet, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm që disa gjëra nuk po funksionojnë më si dikur, ndaj ka ardhur koha të ndryshoni teknikë.

Gaforrja-I keni mbajtur ndjenjat nën kontroll prej shumë kohësh dhe tashmë është momenti që t’i lini ato të lira. Rezultatet do të jenë spektakolare. Gjithçka është e mundur, ka ardhur koha ta besoni.

Luani-Gjërat do të jenë disi të tensionuara në shtëpi ditën e sotme. Lajmi i mirë është se nëse bëni një përpjekje fare të vogël, do të shihni se harmonia mund të rivendoset lehtësisht me ata që keni pranë.

Virgjëresha-Nuk ka kuptim që të përpiqeni të parashikoni sesi do të shkojnë gjërat ditët në vijim, pasi situata në të cilën ndodheni mund të marrë rrjedha të ndryshme. Relaksohuni dhe lërini gjërat të ndodhin, e në të njëjtën kohë përgatituni për një drejtim totalisht të ri.

Peshorja-Është e nevojshme që ta merrni seriozisht situatën financiare. Duhet të filloni të mendoni dhe të gjeni një mënyrë sa më të mirë për të kursyer sa më shumë. Ndoshta është ide e mirë që ta shtyni planin që kishit për të bërë pazar.

Akrepi-Një fazë e re nis këtë javë. Bëni kujdes gjatë ditës së nesërme, pasi hëna e plotë mund të sjellë surpriza të pakëndshme. Megjithatë një moment që kjo do të kalojë, gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Shigjetari-Këto ditë do të ndjeheni veçanërisht emocionale. Megjithatë nuk ka nevojë ta shihni gjithçka me negativitet dhe pesimizëm. Ndoshta ka ardhur koha që të leni mënjanë mendimet dhe të merrni situatën në kontroll e të veproni.

Bricjapi-Mundësi të reja do të shfaqen në horizont, ndaj ditët në vijim mendoni me shpejtësi. Bëjini punët me ndihmën e të tjerëve dhe do të shihni se gjithçka do të jetë më e lehtë.

Ujori-Nëse ndiheni të zhgënjyer nga puna apo karriera, ka ardhur koha të bëni ndryshime. Ndoshta do të bënit mirë që të mendonit për të ndryshuar tërësisht profesion. Çfarëdolloj gjëje të vendosni, shumë shpejt do ta gjeni veten në një botë të re.

Peshqit-Nga sot shqetësimet rreth parave dhe të mirave të tjera materiale do të nisin të largohen, megjithatë ky nuk duhet të jetë justifikim për t’u shfrenuar. Paratë siç vijnë, ashtu edhe ikin, ndaj tregohuni të përmbajtur./tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...