Horoskopi 6 Nëntor 2018

Tuesday, 06 November 2018 09:57

Dashi-Sa më shumë përpiqeni të bëni diçka në një mënyrë të caktuar sot, aq më shumë të tjerët do të këmbëngulin që ta bëni në mënyrë tjetër dhe mundësia për të pasur një konflikt është i lartë. Pyesni veten: A është kjo ajo që iu duhet për të fituar? Nëse jo, të paktën këtë herë hapini rrugë të tjerëve.

Demi-Mund të keni tendencën për të qenë të ashpër me dikë që nuk e keni fort qejf, megjithatë do të bëni mirë që të tregoheni të vetëpërmbajtur. Jo se nuk e meritojnë, por sepse ka mënyra shumë më të mira për të shfrytëzuar kohën tuaj.

Binjakët-Qëndrojini gjërave që dini dhe mos u tundoni për të provuar fusha të tjera ku dija dhe eksperienca është limituar. Nëse bëni qoftë edhe një gabim, rivalët nuk do të hezitojnë për t’ju vënë në pozitë dhe për t’ju dëmtuar.

Gaforrja-Duhet të jeni të ndërgjegjshëm për limitet tuaja dhe të veproni pasi të jeni të qartë se deri ku mund të shkoni. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, brenda kësaj hapësire mund të krijoni diçka të mrekullueshme.

Luani-Pavarësisht se çfarë mund t’ju thonë të tjerët, se duhet të ndryshoni diçka, mos u shqetësoni, bota juaj është në rregull. Planetet sugjerojnë se kjo nuk është koha më e mirë për të provuar metoda të reja. Qëndrojini asaj që dini e njihni mirë.

Virgjëresha-Përgjatë 24 orëve në vijim mos i besoni instikteve, pasi nuk do të jenë në formën më të mirë. Miqtë dhe pjesëtarë të familjes duket se e kanë një ide se çfarë po ndodh, ndaj ndoshta do të bënit mirë që t’i drejtoheshit atyre për këshillë.

Peshorja-Nëse keni përplasje me dikë në punë sot, bëni mirë që të tërhiqeni dhe të zbusni tonet. Gjëja e fundit që doni është që të bëni armik dikë që e keni pasur mik.

Akrepi-Gjithçka është e mundur, por kjo nuk do të thotë se duhet të provoni gjithçka që ekziston. Nëse merrni përsipër shumë gjëra njëkohësisht, rrezikoni që të mos përmbushni asgjë.

Shigjetari-Refuzoni që të bëni çdolloj gjëje që shkon përtej principeve tuaja përgjatë 24 orëve në vijim. Mund të mendoni se nuk është problem momentalisht, por do të jetë padyshim në të ardhmen. Mbani gjithnjë standarde të larta.

Bricjapi-Nëse dikush përpiqet me ngulm që t’ju ndryshojë mendimin për një situatë të caktuar, ndoshta do të bënit mirë që ta shihnit nga këndvështrimi i tyre. Mbase mund të shihni se kanë të drejtë.

Ujori-Ajo që duhet të kuptoni është se nuk keni nevojë që t’i tregoni asgjë askujt, madje as vetes. Gjithçka që ju rrethon është falë punës dhe përkushtimit tuaj. Kushdo që përpiqet të thotë të kundërtën nuk meriton asnjë sekondë të kohës tuaj.

Peshqit-Ndonëse kjo është një periudhë tejet e favorshme, bëni mirë që të mos i merrni gjërat për të mirëqena. Mbi të gjitha tregohuni të vërtetë me miqtë, pasi ata do të jenë aty gjithmonë pavarësisht periudhave që mund të kaloni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...