Statuja e çmimit për “World Film Favourite Female” bëri historinë si “Golden Globe” më i shitur në një ankand. Statuja e vitit 1961 e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe u shit për 250 mijë dollarë.
Ky është i vetmi “Golden Globe” në botë që është shitur me një çmim kaq të lartë në një ankand. Makina e Monroe 1956 Ford Thunderbird, dy vendëshe, doli në ankand për herë të parë dhe shkoi nën çekiç për 490,000 dollarë në Icons & Idols: Hollywood. Aktorja u fotografua duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj, dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.
Legjenda e ekranit mbajti në pronësi automjetin për gjashtë vjet deri pak para vdekjes së saj në 1962. Darren Julien, president i ankandit Julien, tha se makina ishte “jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood”.