Horoskopi për sot

E Enjte, 22 November 2018 09:07

Dashi – Me lëvizjen e diellit në shenjën tuaj do të gjeni një tjetër drejtim për jetën dhe motivime të reja. Çfarë është më e rëndësishmja, ju nuk do të mbeteni peng e dyshimeve të vogla.

Demi – Gjëja më e rëndësishme është që nga sot do të filloni t’u thoni çfarë meritojnë atyre që ju mbajnë peng në situata të kota. Për çdo gjë që thoni duhet edhe ta realizoni dhe të mos mbesë vetëm në kuadrin e fjalëve.

Binjakët – Ju bëni atë që duhet, atë që u thonë të tjerët? Sigurisht që duhet të jetë e para, por kjo nuk do të thotë që të mos merrni parasysh edhe pikëpamjet e partnerëve.

Gaforrja – Me ndryshimin e shenjës së diellit sot, do të ndjeni një sens të ri të urgjencës, veçanërisht kur ka të bëjë me punën tuaj. Megjithatë, do të ishte gabim kokë e këmbë. Cili është plani juaj? Nëse nuk keni, bëjeni një të tillë.

Luani – Kjo periudhë shënon nisjen e një prej kohëve më të mira të vitit për ju. Në 3 apo 4 javët e ardhshme do të keni mundësi të shumta për të bërë gjëra të mrekullueshme. Shfrytëzojini mundësitë.

Virgjëresha – Ka gjasa që të përballeni me një trazim sot ose nesër. Mund të jetë edhe në shtëpi, por mos e merrni detyrimisht si një lajm të keq. Është fakt që gjërat duhet të ndryshojnë, ndoshta edhe në mënyrë radikale. Bëheni gati të veproni.

Peshorja – Sipas planetëve ditët e ardhshme mund të bëheni me lekë, por paralajmërimi është se ashtu siç mund t’i merrni edhe mund t’i shpenzoni nëse nuk vendosni masa vetkontrolli.

Akrepi – Pa qenë vonë, duhet të bëni një llogari të hyrjeve dhe daljeve financiare përgjatë javëve të fundit. Duhet të mbyllni disa gropa financiare dhe të jeni më vigjilentë në të ardhmen.

Shigjetari – Harrojini vështirësitë e kohëve të fundit dhe bëni plane për të ardhmen. Sigurohuni që të jepni maksimumin dhe të që planet tuaja të vihen në jetë.

Bricjapi – Do të keni një thyerje në vetëbesimin tuaj sot, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është më shumë se normale që diçka e tillë të ndodhë në këtë kohë të vitit. Përgatituni të riktheheni fuqishëm, siç keni bërë gjithmonë.

Ujori – Sot do të jeni në humor për të nisur diçka të re, por nëse tregoheni të zgjuar do të prisni deri në fillim të javës që vjen për të bërë plane konkrete. Hëna e plotë e ditës së nesërme mund të ushtrojë ndikim negativ.

Peshqit – Është koha që t’ua bëni të ditur atyre me të cilin jetoni dhe veçanërisht atyre me të cilët punoni se ky synoni të shkoni nga tani deri në fund të vitit. Mos lejoni askënd të minojë ambiciet tuaja. Qëndroni pozitivë. 

Login to post comments