Maksi Lopez ka bërë një deklaratë të rëndë kundër ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara. Ai ka thënë se ajo e merr gjithnjë në telefon kur Ikardi, që është i martuar me të tashmë, ndodhet në grumbullim me skuadrën.
“Kërkon që të shkoj për të takuar fëmijët në rastet kur ndodhet vetëm”.- ka qenë deklarata e ish-lojtarit të Serisë A. Por, menjëherë ka reaguar Wanda pas kësaj deklarate duke e quajtur turp, që një gazetë si “La Gazzetta dello Sport” boton lajme të tilla.
“Vetëm një injorant mund të besojë fjalët e Maksi Lopezit. Edhe personi më i paditur në botë, nuk mund të besonte deklaratat e gazetës. Gjëja më e turpshme është se një gazetë dëshiron të ulë vlerat e mia dhe familjes time, duke botuar këto lajme, pa e ditur të vërtetën rreth e saj.”
“Asnjë nuk mund të fusë hundët në çështjet e mia familjare, duke publikuar lajme false dhe tendencioze. Gazzetta.it ka treguar mungesë respekti ndaj një zotërie si Mauro Icardi, prezent në eventin tuaj të fundit dhe gjithjë i disponueshëm për ju, është vërtetë e trupshme...”, shkruan Wanda Nara në dy reagimet e një pasnjëshme të pupblikuara në Twitter.