Shumë prej nesh në këtë kohë e kemi problem të zgjohemi në mëngjes, ndjejmë lodhje gjatë ditës dhe pimë disa kafe për t’u zgjuar. Përderisa orët me dritë shkurtohen në këtë periudhe është e vështirë të jemi të mbushur me energji, veçanërisht në mëngjes kur hap dritaret dhe jashtë është ende errësirë.
Megjithatë mund të bëni disa gjëra të thjeshta që ju përmirësojnë e ju bëjnë të ndiheni më energjik.
Dilni më shpesh kur ka diell
Humbja e dritës së diellit në dimër mund të prishë balancën e ritmit tuaj të qarkullimit, ashtu si edhe ciklin e gjumit tuaj.
Kjo ndodh sepse kur është errësirë jashtë, trupi prodhon më shumë hormonin melatonin, i cili sjell gjendje gjumi.
Edhe thjesht duke bërë një shëtitje në mes të drekës mund të rrisë nivelin e energjisë.
Praktikoni gjumë të rregullt
Vendosni një orar ku nuk flini as më pak e as më shumë. Të gjithë e dimë se pak orë gjumi mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur ditën tjetër.
Mund të jetë joshëse për të fjetur kur është e ftohtë dhe errësirë jashtë, por përpiquni të vendosni disa rregulla të shëndetshme të gjumit.
Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në afërsisht të njëjtën kohë çdo ditë, dhe synoni për tetë orë të pacenueshme gjumi për një natë.
Bëni palestër
Kur ndiheni të këputur dhe me pak energji, ndoshta gjëja e fundit që doni të bëni është të shkoni në palestër, por një dozë e shëndetshme e stërvitjes në mëngjes mund të lëshojë një shpërthim të endorfinës.
Nëse përpiqesh të mos biesh në gjumë në divan sapo të shkosh në shtëpi, stërvitja në pasditen e vonë mund të ndihmojë gjithashtu për të zvogëluar lodhjen e hershme në mbrëmje dhe gjithashtu mund të përmirësojë gjumin tuaj.
Ushqim të shëndetshëm
Zëvendësojeni kafen me ushqime të pasura që rrisin energjinë. Shmangni ushqimet me sheqer; ju do të ndiheni mirë fillimisht, por ata do t’ju japin një energji jetëshkurtër.
Ngrënia e tërshërës në mëngjes do të shtojë vitaminën B në trupin tuaj, të cilat ndihmojnë në kthimin e ushqimit në energji.