Tregu i smartfonëve ndodhet në pikiatë në vitin 2019, kurrë kaq keq që nga viti 2013, para boom-it të tyre. Alarmi vjen nga analistët e bankës ”Credit Suisse” nëpërmjet një shënimi për investitorët nga faqja AppleInsider, ku supozohet vazhdimësia e krizës që do të godasë të gjithë tregun duke e çuar nivelin e produkteve smartphone në rreth 289 000 000 njësi gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, raporton ata.
Kjo shifër përfaqëson një rënie prej 19% për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe korrespondon me vlerat e regjistruara në vitin 2013. Shenjat kanë prekur edhe Apple dhe Samsung të cilët kanë ulur vlerësimet e tyre të llogarive, pjesërisht për shkak të luftës së tregtisë mes SHBA-së dhe Kinës.
Kompania Apple ka shkurtuar planet e prodhimit të iPhone-it të ri me 10% në tremujorin e parë. Ndër shkaqet kryesore të identifikuara nga ”Credit Suisse” është ngadalësimi i shitjeve në Kinë, i përmendur edhe nga Tim Cook, gjatë shpalljes në parashikimet e ardhshme për Apple.