Zgjidh një zemër dhe zbulo çfarë do të thotë për personalitetin tënd

Diel, 27 Janar 2019 11:12

Nëse zgjodhe zemrën nr.1

Këta njerëz kanë një aftësi të rrallë të hyjnë në empati me të tjerët. E imagjinojnë veten të lumtur duke ‘hyrë’ në lëkurën e një tjetri dhe mbjentohen me emocionet e tij, duke ndarë gëzimin dhe dhimbjen.

Askush nuk mund ta ndjejë këtë botë më shumë se këta njerë të këndshëm. Këta njerëz mendojnë se jetojnë në harmoni, vetëm nëse shohin se ambjenti që i rrethon ka energji positive. Më shumë se të vërtetën, preferojnë paqen edhe kur kjo e fundit është e gënjeshtërt.

Njerëzit që zgjedhin zemrën nr.2

Këta lloj njerëzish mund të jenë subjekt zilie për të tjerët. Janë këmbëngulës dhe të durueshëm.

Nëse kanë bërë një zgjedhje, do të shkojnë drejt saj dhe nuk do heqin dorë në asnjë rast. Në fushën e tyre janë profesionistë. I çojnë gjërat deri në fund dhe nuk njohin ‘hapa pas’. Nëse kanë një plan në jetë dhe rruga drejt tij shkon mirë, atëherë jetojnë të lumtur.

Krijojnë një bashkësi rregullash dhe jetojnë duke i zbatuar me përpikmëri. Inovacionet dhe surprizat janë të huaja për këtë kategori njerëzish. Tërhiqen nga  linjat logjike. Mbi të gjitha nuk durojnë ndryshimet që prishin ndërtimet e tyre logjike.

Njerëzit që zgjedhin zemrën 3

Këta njerëz janë kreativë, e cila karakterizohet nga origjinaliteti. Gjërat e përsëritura nuk janë për ta. Kanë nevojë për planin e tyre të veprimit, të cilin e zhvillojnë duke krijuar mënyra të reja në çdo fushë.

Si rregull, këta janë njerëz tërheqëz dhe karizmatikë. Në stilin e veshjes, vlerësojnë origjinalitetin dhe kanë ndryshime drastike të humorit. Kanë aftësi të mira oratorie. Ata imponojnë idetë e tyre tek personat që duan dhe tek ata që nuk duan t’i dinë këto informacione.

Njerëzit që zgjedhin zemrën nr.4

Kjo është zgjedhja e atyre që nuk i pëlqen jeta e tyre në këtë stad. Kanë dëshirën për të kaluar nga ‘vijat e errëta’ tek ato të bardha. Kështu ndihen këta njerëz për momentin.

Njerëzit që kanë zgjedhur këtë zemër kanë kurajon dhe interesin për risitë. Janë njerëz kuriozë dhe duan ndryshimin. Ashtu si sfungjeri, thithin diçka të re, por marrëdhëniet nuk zgjasin dot në këtë mënyrë. Me të nisur një njohje të re, ndërpresin menjëherë marrëdhënien e mëparshme.

Personat që zgjedhin zemrën nr.5

Nuk ka rëndësi se sa shënon data në calendar, në mëngjes këta njerëz dinamikë veshin ‘këmishën e liderit’. Këta njerëz janë gjeneratorë të vërtetë të aksioneve dhe ideve.

Në portretet e tyre karakteriale skanohen pragmatizmi dhe ambicia. Janë njerëz që mund të japin idenë se janë të pazëvendësueshëm. I njohin mirë objektivat e tyre dhe dinë si t’i zbatojnë. Për miqtë janë një ‘bekim’ dhe për armiqtë janë shumë të rrezikshëm.

Login to post comments