Ariana Grande ka hyrë në historinë e Billboard Hot 100. Këngëtarja është e para artiste që mban tre vendet e para të Billboard në të njëjtën kohë.
“7 Rings” mban vendin e parë për të katërtën javë radhazi, “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” debuton në vendin e dytë dhe “Thank U, Next” shkoi nga vendi i shtatë në të tretin.
Të tre këngët janë pjesë e albumit të Grande “Thank U, Next album”, që mban vendin e parë në albumet e Billboard 200.
Ariana Grande është e dyta në historinë 60-vjeçare të Hot 100 që monopolizoi tre vendet e para në një javë.
Rekordi mbahej nga “Beatles” që qëndruan në qëndruan për 5 javë në mars dhe prill 1964, madje duke mbajtur të pestë vendet e para në 4 prill 1964.