Mbretëresha Elizabeth feston 93-vjetorin e lindjes

Hënë, 22 Prill 2019 19:58

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë ka festuar 93-vjetorin e lindjes. Ajo mori pjesë në manifestimin tradicional të Pashkëve në Kështjellën Uinsdor. Mbretëresha u shoqërua nga anëtarët e familjes, përfshirë princin William dhe Harry.

Bashkëshortja e princit Harry, Merghan Markle, nuk ka marrë pjesë në ceremoni për shkak të ditëve të fundit të shtatzënisë. Mbretëresha Elizabeth ka lindur më 21 prill, 1926 ne Bruton, në qendër të Londrës dhe u bë mbretëreshë më 1952 në moshën 25 vjeçare. Ajo vazhdon ta mbajë titullin për 67 vjeç.

Mirëpo mbretëresha Elizabeth e feston ditëlindjen zyrtarisht në qershor, kohë kur ditëlindja e saj festohet edhe me marshim të ushtrisë.

Login to post comments