Gjashtë modele kryesore të syzeve për diell për sezonin pranverë/verë

Diel, 28 Prill 2019 10:41

Ka kohë që nuk e kanë funksionin vetëm të na mbrojnë nga dielli, por janë bërë një ndër aksesorët më të rëndësishëm të cilët kanë rol të rëndësishëm në çdo kombinim të veshjeve

Edhe pse në shikim të parë janë të pabashkueshëm, sharmi i stilit retro dhe thjeshtësia efektive e futurizmit me linjat e theksuara të rrafshëta kanë krijuar modele të parezistueshme të syzeve të diellit me dukje shumë bashkëkohore, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim shikoni gjashtë trendë kryesorë, të cilët do të dominojnë në pjesën më të ngrohtë të vitit.

Symaceje

Korniza maceje të inspiruar në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Syzet në ngjyra

 

Kornizat dhe xhamat në ngjyrë të njëjtë zyrtarisht janë bërë në përgjithësi trend i pranuar kur brendi Tibi lansoi këto modele, ndërkaq shembullin e tyre pasuan Versace, Kate Spade, Pamella Roland…

Syzet mbresëlënëse

Kornizat e theksuara retro sërish janë në modë falë shtëpive Boss dhe Burberry. Shkojnë shkëlqyeshëm me flokë të lëshuar dhe janë kontrast i përsosur i të gjitha veshjeve elegante.

Syze futuriste

Modelet futuriste, të cilat kanë qenë në modë në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, i kemi parë në koleksionet 3.1 të Philip Lima, Stella McCartney dhe brendeve Belanciaga, Iceberg, Loewe…

Xhama pasqyrë

Nëse Chanel thotë që sërish janë në modë syzet me xhama pasqyrë, kush jemi ne që t’i kundërvihemi? Vajzave bionde më së miri u rrinë modelet e argjendta derisa zeshkanet do të duhej të zgjedhin xhamet ngjyrë ari.

Xhama të kuq

Nëse dëshironi të lini mbresa të veçanta secilës veshjeje verore, patjetër blini një palë syze me xhama të kuq. Këto modele më së shpeshti i kemi parë në pistat e modës, prandaj ky trend pa dyshim do të jetë kryesori gjatë verës së ardhshme. /Telegrafi/

Modifikuar më Diel, 28 Prill 2019 10:43
Login to post comments