Facebook-u do pësojë disa ndryshime të mëdha dhe Mark Zuckerberg e bëri të ditur përgjatë Konferencës dyditore “Facebook F8” që zhvillohet në San Jose, Kaliforni.
Ndryshime pritet të bëhen edhe në rrjetin social Instagram ku numri i pëlqimeve nuk do të jetë më i dukshëm nga të tjerët.
“Admiruesi sekret” është një prurje nga ana e Facebook e cila u prezantua sot dhe konsiston në përzgjedhjen e disa personave të cilët ju i simpatizoni apo i pëlqeni shumë, dhe nëse një prej tyre iu përzgjedh juve gjithashtu, atëherë kjo tregon se të dy palët janë të interesuar për t’u takuar dhe juve ju vjen si njoftim.
Në rast të kundërt, nëse personi të cilin ju e përzgjidhni nuk iu përzgjedh ju, atëherë njoftimi nuk iu vjen kurrë dhe kjo tregon se ai/ajo nuk ka interes t’ju njohë.
Për sa i takon “Messenger-it” thuhet se do bëhet super më i shpejtë dhe i sigurt. Nesër është dita e dytë e konferencës kështu që me shumë mundësi risi të tjera do prezantohen.