Një aromë ndryshe kishte mbrëmja e së enjtes në kryeqytet, teksa dhjetëra të ftuar, emra të njohur të showbizz-it, modës e medias u mblodhën në ambientet e Padamit për t’u prezantuar me prurjen më të re të sipëmarrëses Elona Çaushi.
Në një event elegant, gjithë sharm e shije, ju sjellim nëpërmjet fotove pak nga atmosfera dhe të ftuarit VIP, që trokitën gotat mbrëmjen e së enjtes në prezantimin e aromës “Guerlain”. Parfumi “Guerlain”, imazh i të cilit është aktorja Angelina Jolie, vjen për herë të parë në Shqipëri për të na sjellë pak nga esenca e luksit francez.
VIP-at shqiptarë që ishin të pranishëm në eventin e organizuar nga “Prestigegroup.al”, u njohën nga afër me aromën e “Guerlain” e po ashtu, me produkte të tjera kozmetike që mbajnë firmën e markës luksoze franceze.