Romantikë, ëndërrimtarë dhe të dashuruar me idenë e dashurisë, duket pothuaj e pamundur që këto pengesa t’i lejojnë Peshqit të përfshihen në një marrëdhënie serioze.
E idealizojnë
Po, problem kryesor për të lindurit nën këtë shenjë zodiakale është se nuk arrijnë të gjejnë shpirtin binjak dhe kanë pritshëmri shumë të larta.
E imagjinojnë, e perfeksionojnë dhe e ndërrojnë, por kur gjejnë dikë që mund të ishte i përshtashëm për ta, e refuzojnë sepse besojnë se mund të gjejnë më mirë.
Janë asfiksues
Mos e merrni për keq, por kjo është e vërteta! Në momentin që ju peshq të dashur gjeni dikë që ju pëlqen, nga lumturia, filloni të silleni në mënyrë absurd, asfiksuese mbi të gjitha.
Në fillimet e marrëdhënies vëmendja dhe përkëdheljet mund të jenë të pëlqyeshme, por kur bëhen shumë të shpeshta, partneri mund të fillojë të bezdiset.
Edhe pse ju vihet në pah shumë heë, ju gjithmonë bëheni bezdisës dhe këmbëngulës duke tronditur një marrëdhënie që kishte premise të shkëlqyera.
Xhelozia
Një tjetër thembër Akili për këtë shenjë zodiakale që tenton të kalojë sulme të shpeshta xhelozie…për gjëra që në thelb nuk ekzistojnë. Nëse dikush guxon të flasë me partnerin e tyre janë në gjendje t’i hidhen në fyt. Një sjellje kjo që nuk do t’i pëlqente askujt, sidomos partnerit i cili do të duhej të justifikohej të sqaronte keqkuptimet.
Dhe në fund, pranojeni, kemi të drejtë apo jo? Nëse nuk jeni dakord, na thoni se çfarë duhet t’i shtojmë apo heqim kësaj liste?