Tre arsyet pse një ‘peshk’ nuk e gjen dot dashurinë

Premte, 08 November 2019 09:04

Romantikë, ëndërrimtarë dhe të dashuruar me idenë e dashurisë, duket pothuaj e pamundur që këto pengesa t’i lejojnë Peshqit të përfshihen në një marrëdhënie serioze.

E idealizojnë

Po, problem kryesor për të lindurit nën këtë shenjë zodiakale është se nuk arrijnë të gjejnë shpirtin binjak dhe kanë pritshmëri shumë të larta.

E imagjinojnë, e perfeksionojnë dhe e ndërrojnë, por kur gjejnë dikë që mund të ishte i përshtatshëm për ta, e refuzojnë sepse besojnë se mund të gjejnë më mirë.

Janë asfiksues

Mos e merrni për keq, por kjo është e vërteta! Në momentin që ju peshq të dashur gjeni dikë që ju pëlqen, nga lumturia, filloni të silleni në mënyrë absurd, asfiksuese mbi të gjitha.

Në fillimet e marrëdhënies vëmendja dhe përkëdheljet mund të jenë të pëlqyeshme, por kur bëhen shumë të shpeshta, partneri mund të fillojë të bezdiset.

Edhe pse ju vihet në pah shumë herë, ju gjithmonë bëheni bezdisës dhe këmbëngulës duke tronditur një marrëdhënie që kishte premise të shkëlqyera.

Xhelozia

Një tjetër thembër Akili për këtë shenjë zodiakale që tenton të kalojë sulme të shpeshta xhelozie…për gjëra që në thelb nuk ekzistojnë. Nëse dikush guxon të flasë me partnerin e tyre janë në gjendje t’i hidhen në fyt. Një sjellje kjo që nuk do t’i pëlqente askujt, sidomos partnerit i cili do të duhej të justifikohej të sqaronte keqkuptimet.

Dhe në fund, pranojeni, kemi të drejtë apo jo? Nëse nuk jeni dakord, na thoni se çfarë duhet t’i shtojmë apo heqim kësaj liste?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...