Këngëtarja me famë botërore Adele është një ndër më të preferuar nga publiku. Këngët e saj bëhen menjëherë hit dhe dëgjohen në çdo kohë.
Sipas një zbulimi të ri, dëgjimi i këngëve të saj në makinë mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Studiuesit kanë realizuar një studim të vogël për gratë e reja në Brazil dhe arritën në përfundimin se dëgjimi i versioneve instrumentale të këngëve të Adele i qetëson ato.
Muzika ka ulur luhatjet në rrahjet e zemrës së tyre dhe ka ndikuar në ritmet e valëve të trurit duke rregulluar aktivitetin në sistemin nervor. Eksperimenti është realizuar nga shkencëtarët në dy universitete, në Prazik dhe në Itali.