Me largimin e Princ Harry-it dhe Meghan në Kanada nis dhe pushimi nga puna i stafit

Premte, 14 February 2020 15:23

Meghan dhe princ Harry nuk do të kthehen më në Britaninë e Madhe dhe kjo është e sigurtë. Ata një muaj më parë vendosën të heqin dorë nga ‘roli i tyre‘ si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur ‘pavarësi financiare’ maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.

Aktualisht Meghan dhe Harry së bashku me djalin e tyre janë zhvendosur në Kanada ku kanë nisur një jetë të re. Me largimin e tyre do të largohet nga Buckingham Palace dhe stafi i tyre prej 15 vetash. Ndërkohë në datat 7 dhe 9 marsit priten në Londër angazhimet e fundit zyrtare të Harry.