Gianna Bryant do të kishte mbushur 14 vjeç të premten dhe për të përkujtuar ditën e veçantë, nëna e saj Vanessa i bëri homazh me një mesazh prekës.
Adoleshentja vdiq në fillim të këtroj viti në një aksident me helikopter, ku mbeti gjithashtu i vdekur edhe babai i saj, legjenda e NBA, Kobe Bryant.
“Gëzuar 14-vjetorin e lindjes vajza ime e ëmbël, Gianna. Mami të do më shumë sesa mund t’ju tregoj ndonjëherë,”- shkroi ajo në Instagram.
Ndërsa shtoi: “Ti je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon aq shumë çdo ditë. Uroj që kur të zgjohem të kem këtu me mua. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimet dhe të qeshurat e tyre. Më mungon gjithçka tek ty, Gigi. Të dua shumë!”
Gianna ishte vajza e dytë e 41-vjeçarit me Vanessën.