Dua kujton dëbimin e shqiptarëve: 21 vjet nga spastrimi etnik që forcat serbe kryen në Kosovë

E Enjte, 25 June 2020 08:36

 

Dua kujton dëbimin e shqiptarëve: 21 vjet nga spastrimi etnik
Me rastin e Ditës së Refugjatëve, Dua Lipa kujtoi dëbimin e shqiptarëve nga atdheu.

Më 20 qershor është shënuar Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, shkruan lajmi.net.

Shumë të famshëm shënuan këtë ditë me postime të ndryshme, madje disa prej tyre kanë kujtuar edhe historitë që lidhen me ta.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një prej të famshmëve që është nga një familje refugjate.

Ajo bashkë me familjen ishte larguar nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet ’90.

Dukagjin Lipa me anë të disa imazheve të refugjatëve kosovarë dhe sirianë, shkroi disa fjalë lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

“Dje u kujtuam për një kohë 21 vjet më parë kur mbi një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u ndoqën jashtë vendit, gjatë fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga forcat serbe në #Kosovë. Në çdo #WorldRefugeeDay (Ditë Ndërkombëtare të Refugjatëve) dhe çdo ditë tjetër, ne do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe refugjatëve në gjendjen e tyre të vështirë. Bëni Dashurinë, jo luftën”, shkruan Dukagjini.

Të njëjtin postim e shpërndau Dua në llogarinë e saj në Instagram, duke iu bashkëngjitur fjalëve të babait.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish- deputeti i PD: Rama e ka futur vendin në qorrsokak të rrezikshëm. Koha për të zgjedhur po afron, duhet të ndryshojmë kurs!

Politikë

Ish- deputeti i PD: Rama e ka futur vendin në qorrsokak të rrezikshëm. Koha për të zgjedhur po afron, duhet të ndryshojmë kurs!

Ish- deputeti i PD, Agron Shehaj ka përmendur dy probleme të Shqipërisë dukë akuzuar si fajtor Edi Ramën. Shehaj thtoë se Shqipërisë po i ikin djemtë dhe vajzat më të mira...

Gjosha në Njësinë 5: Me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’i drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës

Politikë

Gjosha në Njësinë 5: Me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’i drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës

  Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 5. Gjosha thotë se me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do...

Kërpaçi:Qeverisja e rilindjes e trajton Durrësin si një pronë private. Më 25 Prill, rinia do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë

Politikë

Kërpaçi:Qeverisja e rilindjes e trajton Durrësin si një pronë private. Më 25 Prill, rinia do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë

  Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi është takuar me të rinj në qytetin e Durrësit, nga ku jep edhe një mesazh. Kërpaçi shkruan se qeverisja e rilindjes e trajton qytetin e...