Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka reaguar pas triumfit të Distria Krasniqit, xhudistes nga Kosova që fitoi medalje ari në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Përmes një mesazhi shqip në rrjetet sociale, Rita Ora shprehet e lumtur për suksesin e xhudistes.
“Urime Distria Krasniqi! Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkruan Rita Ora në postimin e saj shoqëruar me flamurin e Kosovës.
“S’mund të isha më krenare“, shton këngëtarja me famë ndërkombëtare në një postim të dytë.
Përpos yllit të muzikës Pop mesazhe urime kanë ardhur edhe nga krerë të politikës, apo figura të njohura të jetës publike në Kosovë e Shqipëri.
Kujtojmë që Distria Krasniqi mposhti në finale japonezen Funa Tonaki, duke i dhënë “dardanëve” medaljen e parë në këto lojëra.
Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë. Kosova merr pjesë në këto Lojëra Olimpike në disa disiplina, si xhudo, mundje, not dhe atletikë