Sipas Institutit të Gjeoshkencave vetëm në qarkun e Kukësit priten reshje shiu ditën e nesërme por do të jenë lokale dhe të dobëta.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 11/ 24 °C
- Në vendet e ulëta: 11 / 27 °C
- Në vendet malore: 9 / 24 °C
ERA
Sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë erë e lehtë.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite dhe nesër pritet nivel “I MODERUAR” rreziku për zjarre në pyje në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër. N? disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetëm n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarqet Shkodër dhe Durrës (pj. Jugperëndimore), Elbasan dhe Berat (pj. perëndimore), Kukës dhe Korçë (pj. qendrore). Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “I ULËT” i rrezikut.