Kështjellat e mbretërve në përralla kanë qenë gjithnjë ëndërr për shumë vajza. Të gjitha ëndërrojnë të vizitojnë një vend të i ngjan pikërisht këtyre kështjellave.
Epo këtë fat do ta kishit nëse do ishit gruaja e Presidentit të 44-t, të SHBA-ve.
Barack Obama, ish-Presidenti i ’44-t i SHBA-ve ka zgjedhur për familjen e tij, bashkëshorten Michelle dhe dy vajzat e tij, Sasha dhe Malia, një shtëpi prej 8200 metra katrorë në lagjen Kalorama në Uashington, D.C.
Rezidenca përmban nëntë dhoma gjumi dhe nëntë banjo dhe është ndërtuar në vitin 1928.
Kjo është një shtëpi me tulla të mrekullueshme, plot me dhoma te bollshme që kanë dysheme drusore, një tarracë dhe kopshte. Brenda, e gërshetuar në mënyrë të mrekullueshme me luksin e klasikes dhe modernes bashkë, super-vila e Obamës është prona magjike, në të cilën çdokush do të donte të jetonte.