Ka disa gjëra që thjesht nuk doni t’i thoni në punë.
Këto fraza mbartin fuqi të veçantë, ata kanë aftësinë e çuditshme që t'ju bëjnë të dukeni keq edhe kur fjalët janë të sinqerta.
Shpesh janë frazat e mëposhtme ato që na bëjnë të dukemi të paaftë, të pazotë.
Pa marrë parasysh se sa të talentuar jeni ose çfarë keni arritur, ka fraza të caktuara që ndryshojnë menjëherë mënyrën se si njerëzit ju shohin .
- 1. "Nuk është e drejtë".
Gjithkush e di se jeta nuk është e drejtë. Duke thënë këtë ju mendoni se jeta duhet të jetë e drejtë, gjë që ju bën të dukeni të papjekur dhe naiv.
- 2. "Kjo është mënyra se si e kemi bërë gjithmonë".
Në këtë mënyrë ju tregoni se nuk jeni të gatshëm për përmirësime.
- 3. "Nuk ka problem."
Kur dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju falënderoni për të bërë diçka, dhe ju u thoni atyre “asnjë problem” ju jeni duke nënkuptuar se kërkesa e tyre duhet të ketë qenë një problem për ju. Kjo i bën njerëzit të mendojnë se ju kanë imponuar. Thoni “Ishte kënaqësi”
- 4. "Unë mendoj ... Kjo mund të jetë një pyetje pa kuptim ...
Këto fjali tepër pasive dëmtojnë menjëherë besueshmërinë tuaj. Ju nuk tregoni asgjë tjetër veçse mungesë besimi në vete. Mos jini kritikët tuaj më të këqij. Nëse nuk je i sigurt në atë që po thua, askush tjetër nuk do të jetë. - 5. "Ja për një minutë e bëj”
Nëse nuk kërkon 60 sekonda për të përfunduar një detyrë, atëherë përse e thoni diçka të tillë? Doni të thoni që ju nxitoni në punë dhe nuk bëni asgjë si duhet, apo ndonëse është e vështirë ju jeni të shpejtë ? Epo kini kujdes sepse nëse është kjo e dyta njerëzit do t’ju ngarkojnë me shumë detyra të cilat ju më përpara i keni mbaruar në një minutë ! - 6. "Kjo nuk është në përshkrimin e punës."
Kjo frazë shpesh sarkastike ju bën të dukeni sikur jeni vetëm të gatshëm të bëni minimumin e nevojshëm për të mbajtur vendin e punës.
- 7. "Nuk është faji im."
Jini të përgjegjshëm, nëse do të kishit ndonjë rol - sado i vogël - në atë gjë që nuk shkoi mirë, duhet ta merrni këtë të fundit. Nëse jo, ofroni një shpjegim objektiv, të paanshëm për atë që ka ndodhur.
8. "Nuk mundem."
Në rast se vërtetë nuk mundeni, mos e mbyllni me aq fjalinë ! Jepni një alternativë të dytë. Nuk mundem të qëndrojë deri vonë pas punë, por do të vij nesër në mëngjes herët !
9. E urrej këtë punë !