Risia e fundit e Instagram do ju pëlqejë pa masë

Diel, 29 Prill 2018 12:57

Rrjetet sociale janë në një “luftë” të hapur me njëri-tjetrin. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe çdo ditë e më shumë sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre.

Instagram, rreth një vit më parë na surprizoi me ‘stories’-foto të cilat qëndrojnë në profilin tuaj vetëm 24 orë, por tashmë ka sjellë risinë që do gëzojë të gjithë përdoruesit.

Tani mund të postoni shumë foto apo video në të njëjtën kohë në “Story”, pra nuk do t’ju duhet t’i postoni një e nga një.

Përdoruesit gjithashtu do të gjejnë sugjerime për vendndodhjen bazuar në vendin ku është kapur fotografia, kur bëhet ngarkimi i fotove dhe videove në tregimet e Instagram.

Përpara kësaj veçorie të re nëse dikush dëshironte të vendoste foto ose video të shumëfishta në historitë e Instagram, ata do të duhej të kalonin në një proces të gjatë për çdo foto dhe video.

Tani, përdoruesit e Android do të gjejnë një ikonë të re në këndin e sipërm të djathtë të ekranit. Kur të prekin në këtë ikonë, do të shfaqet galeria e telefonit dhe ata do të jenë në gjendje të zgjedhin deri në 10 foto dhe video.

Sapo përdoruesit të zgjedhin mediat, ata do të shohin së bashku një vrojtim të të gjitha fotove dhe videove. Plus përdoruesit do të gëzojnë gjithashtu mundësinë për të shtuar stickers, tekst, dhe dekore të tjera për çdo foto para ngarkimit të plotë.

Ajo kursen kohë në disa situata. Ky tipar duhet të jetë zgjedhje e mirë për ata që konsiderojnë historitë e tyre të Instagram, si dokumentari i tyre personal.screenshot-8-56_1524936350-357585.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...