"Doja të vdisja kur u publikua videoja e seksit"

Hënë, 30 Prill 2018 09:03

Paris Hilton ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj, atëherë kur u publikua një video seksi me ish të dashurin, Rick Salomon.

“Ishte si një përdhunim. Ndjeja se kisha humbur një pjesë të shpirtit tim. Doja të vdisja. Thoja se nuk doja të jetoja më”, deklaroi 37-vjeçarja.

Në kohën kur u publikua videoja e Paris Hiltonit, ajo sapo kishte arritur sukses në botën e televizionit.

“Unë nuk doja të bëhesha e njohur në atë mënyrë”, shtoi Paris.

Login to post comments