Vitaminat që duhet të merrni patjetë pas menopauzës

Hënë, 30 Prill 2018 12:51

Ndryshimet hormonale janë përgjegjëse për disa nga efektet anësore të menopauzës, përfshirë edhe rritjen e rrezikut për zhvillimin e disa sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Me rënien e niveleve të estrogjenit, rritet rreziku për zhvillimin e osteoporozës dhe sëmundjeve të zemrës – ashtu si edhe tendenca për të vuajtur nga simptoma si afshet e nxehta, luhatjet e humorit dhe thatësia vaginale.

Për t’i përballuar këto efekte anësore, vitaminat dhe suplementet mund të jetë një komponent kyç për kujdesin e grave gjatë dhe pas menopauzës.

Ja cilat janë disa nga suplementet dhe vitaminat më të mira në këtë rast:

Probiotikët

Niseni duke mbajtur zorrën e shëndetshme duke marrë probiotikë. Bakteri në zorrë mund të dalë jashtë kontrollit si pasojë e stresit, dietës së varfër, antibiotikëve dhe ndryshimeve hormonale për shkak të menopauzës. Ky çrregullim nuk pengon trupin vetë të absorbojë si duhet suplementet, por mund të shfaqë edhe simptoma si gazra dhe fryrja e barkut, kapsllëk, probleme me tretjen dhe dhjam në bark.

Probiotikët mund të përmirësojnë funksionin e zorrës, të stabilizojnë hormonet dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Gjembgomari

E radhës është mëlçia. Mëlçia prodhon dhe sintetizon hormonet, e i dërgon ato në trup. Nëse nuk detoksikohet siç duhet, mund të kenë një grumbullim hormonal. Një përbërës i rëndësishëm i detoksikimit është gjembgomari. Ai ndihmon në eliminimin e toksinave dhe pastrimin e organit.

Kalciumi

Kalciumi është jetësor për shëndetin e kockave dhe është sidomos i rëndësishëm gjatë menopauzës kur rënia e niveleve të estrogjenit rrit rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë janë 5 herë më shumë të rrezikuara që të zhvillojnë osteoporozë krahasuar me meshkujt. Burimi më i mirë i kalciumit është ushqimi, megjithatë, nëse nuk e arrini dozën e duhur (1,000 deri 1,200 mg për gratë gjatë menopauzës) nëpërmjet dietës, suplementet e kalciumit mund të jenë një zgjedhje e duhur.

Vitamina D

Vitamina D mund të konsiderohet një super-vitaminë. Nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin e kockave, por ul gjithashtu rrezikun për atak në zemër, tensionin e lartë të gjakut, goditjen në tru, astmën, alergjitë, madje edhe kancerin  gjirit. Mund të jetë e vështirë që ta siguroni vitaminën D vetëm nga ushqimet natyrale. Doza e rekomanduar çdo ditë për këtë vitaminë është 600 IU. Kontrolloni fillimisht nivelet për t’i siguruar nëse keni nevojë për suplement.

Acidet yndyrore omega 3

Vaji i peshkut me acide yndyrore omega 3 kanë një efekt efikas dhe natyral që është shumë e rëndësishme gjatë menopauzës. Nuk është e dobishme vetëm në termat e përfitimeve kardiovaskulare dhe uljen e triglicerideve, por ky antioksidues i fuqishëm gjithashtu ndihmon për të mbrojtur funksionin e shëndetit mendor duke parandaluar kështu demencën dhe alzajmerin. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumojnë të paktën 2 racione peshk (salmon, troftë, sardele) në javë. Mund të jetë e nevojshme edhe marrja e suplementeve për të siguruar dozat e duhura të kësaj lënde ushqyese. Ekspertët rekomandojnë që gratë të cilat janë në fazën e menopauzës të marrin suplement të vajit të peshkut me 1,000 deri 2,000 miligramë acide yndyrore EPA dhe DHA.

Multivitaminat

E vërteta është se, mënyra më e mirë për të marrë të gjitha vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit e nevojshëm është nëpërmjet një diete të mirë-balancuar dhe të shumëngjyrshme. Problemi është se dietat në përgjithësi mund të lënë boshllëqe në lëndët ushqyese të nevojshme çdo ditë, që do të thotë se mund të keni mungesë në një vitaminë apo mineral shumë të domosdoshëm për organizmin. Multivitaminat janë në këtë rast një mënyrë e mirë për t’i siguruar këto lëndë ushqyese njëherësh. /shendeti.com/

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 13:00
Login to post comments