Suksesi për të ruajtur marrëdhënien ose martesën tuaj janë të lavdërueshme, por ka kufij përtej të cilëve nuk keni nevojë të kaloni dhe kur duhet të kuptoni se si mund të braktisni anijen që po fundoset.
Këto janë gjërat më të këqija që mund të bëni kur lidhja juaj “bie”, transmeton KosovaPress:Bëhuni sikur çdo gjë është në rregull Ndarja për dikë është turp, andaj më me qejf pretendojnë të duket se gjithçka është në rregull. Ajo nuk përfshin vetëm veprimin para të afërmve dhe miqve – çiftet që luftojnë të injorojnë problemet shpesh luajnë dhe kur janë vetëm.
Vendosin të martohen Duhet të keni dëgjuar për të paktën një çift që nuk ka qenë i lumtur për një kohë të gjatë, por në vend të ndarjes merrni lajmin për ceremoninë e dasmës së tyre. Frika nga vetmia është aq e fortë te disa njerëz sa ndonjëherë do të bëjnë gjithçka që të mos vijë deri te kjo. Bëjnë fëmijë “Edhe pse lidhja jon është e keqe, ndoshta gjërat do të jenë më mirë kur ne të bëhemi me një fëmijë” – edhe pse kjo është një qasje e gabuar, një numër i madh njerëzish ende mendojnë në këtë mënyrë.