Simptomat brenda dhe jashtë
Keni dhimbje kyçesh? Thonj të brishtë? Apo acarim të lëkurës? Këto janë shenja të zakonshme të artritit psoriatik. Kjo formë e sëmundjes është e ngjashme me artritin reumatoid. Prek rreth 30% e njerëzve me sëmundjen e lëkurës psoriaza. Mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, si dhe ndikon në gjendjen emocionale.
Shfletoni galerinë për të zbuluar si ndikon artriti në trup dhe shenjat paralajmëruese që tregojnë se po vuani nga kjo sëmundje.
Ënjtje të gishtave
Mund të keni ënjtje të gishtave, të cilat duken si salsiçe. Ënjtja, e quajtur ndryshe daktilitis, mund t’ju shfaqet më shumë se 1/3 së pacientëve me këtë sëmundje. Ajo shfaqet si pasojë e inflamacionit, i cili prek zakonisht gishtat e duarve dhe këmbëve. Mund ta ngatërroni gabimisht me gutën nëse shfaqet vetëm në gishtat e këmbëve. Sigurohuni që të merrni diagnozën e saktë, duke qenë se guta dhe artriti psoriatik kanë trajtime të ndryshme.
Deformime të duarve dhe këmbëve
Një formë e shpeshtë e artritit psoriatik quhet artriti mutilant. Ai shkakton inflamacion që dëmton kockat në duar dhe këmbë. Gishtat e duarve dhe këmbëve mund të fillojnë të deformohen dhe vështirësohet lëvizja e tyre. Mund edhe të shkurtohen për shkak të humbjes kockore. Kjo formë e rrallë prek më pak se 5% të njerëzve me artrit psoriatik.
Ndryshime të thonjve
Keni gropa të vogla në thonj? Ose thonjtë kanë filluar të largohen nga mishi. Këto probleme nuk janë vetëm kozmetike. Nëse nuk jeni diagnostikuar me këtë sëmundje dhe filloni të vëreni probleme, flisni me mjekun. Këto ndryshime mund të jenë shenja që ju mund të jeni duke vuajtur nga artriti psoriatik.
Probleme të këmbëve
Artriti psoriatik mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje të gishtave të këmbëve. Mund të keni dhimbje edhe në pjesët ku ligamentet ose tendinat lidhen me kockat.
Dhimbje të shpinës
Dhimbjet e shpinës janë të zakonshme dhe të gjithë ne në një moment të caktuar i kemi këto dhimbje. Por, nëse vuani nga artriti psoriatik, dhimbja mund të mos lehtësohet për disa javë nëse kujdeseni vetë. Mund të jeni duke vuajtur edhe nga spondiliti: inflamacion i artikulacioneve spinale dhe sakroilike.
Dhimbje të qafës
Artriti psoriatik mund të prekë edhe qafën. Rreth 1 në 4 njerëz me artrit psoriatik mund të kenë dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve. Por, ndryshe nga artikulacionet në duar dhe këmbë, sëmundja nuk dëmton vertebrën në qafë. Gjithsesi, mund të keni probleme në lëvizjen e qafës.
Simptoma të lëkurës
Këtu përfshihen shenja klasike të psoriazës, duke qenë se pacientët me artrit psoriatik kalojnë fillimisht këtë sëmundje. Kjo sëmundje prek lëkurën, thonjtë dhe skalpin e kokës.
Ndikim në shëndetin mendor
Mund të jeni të stresuar ose në ankth. Këto gjendje diagnostikohen më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga artriti psoriatik se ata që vuajnë vetëm nga psoriaza. Ekspertët mendojnë se ky proces që nxit inflamacionin ndikon gjithashtu edhe në gjendjen emocionale. Shqetësimet rreth pamjes mund të luajnë gjithashtu rol. Flisni me mjekun dhe pyeteni për trajtimet që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. /Shëndeti/