Oriola Marashi e dashuruar...!
Edhe pse janë bërë vazhdimisht pjesë e thashethemeve për një lidhje të re, modelja e njohur Oriola Marashi dhe reperi i njohur i OTR, Varrosi, nuk kanë konfirmuar se kanë një marrëdhënie dashurie. Vazhdimisht ata të dy janë parë në foto e evente të ndryshme, por gjithmonë janë “fshehur” pas miqësisë së tyre të ngushtë.
Që kur modelja u bë pjesë e labelit të njohur, lajmet se mes saj dhe Varrosit kishte diçka më shumë se miqësi nuk u shuan, madje sa më shumë dy të rinjtë shihen bashkë, aq më shumë lajmet qarkullojnë. Dyshimet janë shtuar më shumë pasi Oriola dhe Varrosi shihen pothuaj gjithandej bashkë. Së fundi, mediat dhe portalet shqiptare kanë shkruar se dy të rinjtë po jetojnë një romancë prej disa muajsh tashmë, por, me sa duket, ende janë të rezervuar për ta konfirmuar publikisht. Megjithatë, edhe komentet që i lënë njëri-tjetrit në rrjetet sociale shtojnë më shumë dyshimet se Oriola dhe Varrosi janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Nëse është vërtet kështu, lista e bukurosheve dhe reperave do të shtohet edhe me një çift simpatik./Class