×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Transgjinori i penduar/ Kërkon të bëhet përsëri mashkull

Premte, 11 May 2018 14:25

Një model mashkull që ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të zhdukur qimet me lazer dhe për të marrë tableta ostrogjeni që të kthehet në femër, ka marrë një vendim tjetër për jetën e tij.

Ai ka vendosur të kthehet të jetojë sërish si mashkull pasi jeta si femër është e shtrenjtë dhe konkurruese.

Alexander Veach, 30 vjeç nga Los Anxheles mori këtë vendim pas 3 vitesh që jetonte si Aria. I quajtur “kukull biseksuale”, Alexander ka kaluar kohë duke u identifikuar sikur nuk është i tillë, por tani thotë që është i lumtur të jetojë si një mashkull pasi të qenit transgjinor është izoluese dhe stresuese.

“Isha Aria për 3 vite dhe kishte ndryshim të madh me jetën e Alex. Nuk jam dikush që jeton në një kuti, nuk lejoj që normat gjinore të më tregojnë çfarë të bëj apo ndaloj që të kem vend në shoqëri. Njerëzit mendojnë që jam fallco dhe jo i vërtetë, por unë besoja kokë e këmbë se isha grua në trupin e një mashkulli”, tha ai.

Nuk dihet nëse Alex do të bëjë ndonjë ndërhyrje të re për të ndryshuar përmasën e gjoksit.

Login to post comments