×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Leksionet e të atit ndihmuan të lartësohet emri i Steve Jobs

Saturday, 12 May 2018 16:53

Përpara se Steve Jobs të bëhej themeluesi vizionar i Apple, ai ishte një fëmijë i klasës së mesme që rritej në Kaliforni, nga prindërit e tij adoptues Paul dhe Clara Jobs.

Pauli,  i cili ishte një mekanik, pati një ndikim të vazhdueshëm në filozofinë e Jobsit rreth dizajnit dhe ndjekjen e tij të pafund të përsosmërisë, cilësi që do të përcaktonin karrierën dhe suksesin e tij me Apple.

Një mësim nga babai i tij ishte veçanërisht me ndikim, shpjegon Isakson.

Duke u rritur, Jobs një herë ndihmoi babanë e tij të ndërtonte gardhin rreth shtëpisë së tyre. Ndërsa po punonte, Paul ndau një këshilla me Jobsin:

“Duhet të bësh pjesën e prapme të gardhit, po aq të mirë sa pjesa e përarme e tij, pavarësisht  që askush nuk do të shohë, “, tha Isaacson. “Edhe pse askush nuk do ta shohë atë , ti do ta dish, dhe kjo do të tregojë se sa i përkushtuar je për të bërë diçka të përsosur”.

Kjo ide e mbërtheu Jobs-in.

Ndërsa ishte në krye të Apple, Jobs këmbënguli që çdo element i kompjuterit Macintosh të jetë i bukur, deri në pllakat e qarkut brenda.

“Shikoni chipet e memories, kjo është e shëmtuar. Linjat janë shumë afër,” tha Jobs për qarqet në biografinë e Isaacson.

Kur kompjuteri u përfundua, Jobs kishte emrat e inxhiniereve te gdhendur brenda secilit prej tyre. “Artistët e vërtetë nënshkruajnë punën e tyre,” u tha ai, sipas librit.

“Askush nuk do t’i shihte kurrë ato, por anëtarët e ekipit e dinin se nënshkrimet e tyre ishin brenda, ashtu siç e dinin që bordi i qarkut ishte sa më elegant”, shkroi Isaacson.

Pas largimit nga Apple në vitin 1985, Jobs krijoi një kompani tjetër informatike të quajtur NeXT, të cilën më vonë e shiti Apple. Atje, vizionari kishte të njëjtat standarde.

Për Jobs, filozofia nuk kishte të bënte me impresionimin e njerëzve të tjerë. Bëhej fjalë për mbajtjen e përgjegjësisë për cilësinë e punës tënde.

Jobs i tha Isaacson babait të tij Pali ishte një shembull i kësaj praktike: “Ai e donte të bënte gjërat të drejtë”.

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 17:30
Login to post comments