Që në moshë shumë të re, ne jemi mësuar të flemë me pizhama dhe të mendojmë se lakuriqësia është e papranueshme edhe në gjumë. Por ndihesh kaq mirë të rrotullohesh në shtrat pa rroba!
Lajme të mira: Studimet e fundit, tregojnë se jo vetëm që është e këndshme të flesh lakuriq, por bën mirë edhe për shëndetin tuaj.
Këtu janë 10 arsye për të hedhur pizhamat tuaja sonte.
10. Gjumë më të mirë
Fjetja zhveshur mundëson lëkurën tuaj të qetësohet dhe ju mbron nga mbinxehja, kështu që gjumi juaj bëhet më i thellë dhe më i freskët.
9. Ndiheni më të lumtur dhe të lirë
Nëse nuk jeni mësuar të flini zhveshur, nuk mund ta dini kurrë se cfarë ndjesie e bukur është. Asgjë nuk pengon lëvizjet tuaja.
8.Lëkurë më e bukur dhe flokë më të shendtshëm
Gjumi cilësor do t'i mundësojë trupit tuaj të prodhojë melatonin dhe hormonet e rritjes në mënyrë më aktive. Duke flejtur lakuriq do të jetë gjithashtu e dobishme për gjëndrat tuaja dhjamore, meqë lëkura mund të marrë frymë dhe nuk do të tejnxehet.
7. Jeta seksuale më aktive
Çuditërisht, çiftet që flejnë pa rroba kanë më shumë gjasa të bëjnë dashuri spontanisht sesa tifozët e pizhamave.
6. Rritja e humbjes së peshës dhe rritjes së muskujve
Hormoni i rritjes (HGH) është përgjegjës për përfitimin e muskujve dhe mund të përfshihet në procesin e djegieve të yndyrës.
5. Më pak stres
Duke fjetur lakuriq do ta ndihmojë trupin tuaj të ulë nivelin e saj të kortizolit, hormonin e stresit.
4. Marrëdhënie më e mirë me partnerin tuaj
Kontakti “Skin-to-Skin” rrit cclirimin e oksitocinës dhe është e dobishme për çiftet. Nëse ju të dy flini lakuriq, ju formoni një marrëdhënie më sensuale.
3. Rritja e besimit tek vetja
Nëse ndiheni konfident të zhveshur, do të ndiheni konfident dhe të veshur.
2. Përmirësimi i qarkullimit të gjakut
Edhe veshja më e rehatshme përkeqëson qarkullimin e gjakut dhe ngushton pjesë të sistemit të enëve të gjakut. Kjo mund të rezultojë në “liqene” venoze dhe venat me variçe.
1.Asnjë pagjumësi
Mjekët madje e rekomandojnë gjumin lakuriq tek personat që kanë problem me gjumin.